Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni reagoi ashpër ndaj deklaratave të presidentit të SHBA-së Donald Trump, duke i cilësuar ato si “sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara pa asnjë kuptim”.
Në përgjigjen e saj, Meloni hodhi poshtë pretendimet se popullariteti i saj varet nga marrëdhënia me ish-presidentin amerikan, duke theksuar se mbështetja që gëzon në Itali lidhet me mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit.
Duke iu referuar edhe çështjes së përdorimit të bazave ushtarake amerikane në Itali, Meloni nënvizoi se ato funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të respektuara nga të dyja palët dhe se këto marrëveshje nuk mund të shkelen.
“Italia mbetet një shtet sovran”, tha kryeministrja italiane, duke i dërguar mesazh të drejtpërdrejtë Trumpit: “Popullariteti im nuk është shqetësimi yt. Të sugjeroj të përqendrohesh te i yti”.Kur erdhi puna për të ndaluar Iranin të sigurojë ose zhvillojë armë bërthamore, ajo nuk na lejoi as të përdornim pistat dhe aeroportet italiane. Tani, pasi SHBA mposhti ushtarakisht Iranin, ajo dëshiron të bëhet sërish mike me mua për të rritur popullaritetin e saj. Jo, faleminderit!”