Sllovenia emëroi emisar special për Ballkanin Perëndimor
Lexohet për: 1 min.
FbaHD6PWYAI4B4X
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon njoftoi sot se vendi i saj ka emëruar Anzhej Frangesh si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe se ka njoftuar të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“E informova zëvendës ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar për emërimin e të dërguarit tonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pres bashkëpunim me ju”, ka shkruar Fajon, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme sllovene ka postuar në Twitter.

Sipas raportimeve, Fajon dhe Frangesh diskutuan në Bled se si Sllovenia mund të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së dhe situatën në rajon gjatë një takimi me kolegë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025