Skuadra e Serie A, Cagliari ka bërë një ofertë të re drejt Rubin Kazanit, kjo për të blerë sulmuesin shqiptar Mirlind Daku.
Sipas gazetarit rus Ivan Karpov, Cagliari ofron pesë milionë euro, plus tre milionë euro bonuse, pasi oferta e parë prej tre milionë euro në gjysmën e parë të korrikut u refuzua nga Rubin Kazan, raporton KosovaPress.
Më herët, babai i futbollistit, Fehmi Daku, ka thënë se përveç Cagliarit, për djalin e tij është i interesuar edhe CSKA, Lokomotiva dhe disa klube të Bundesligas.
Daku u transferua në Rubin në vitin 2023 nga klubi kroat Osijek, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, me tarifën e transferimit prej 1.2 milionë euro.
Kujtojmë që Cagliari pak ditë më parë bleu nga Egnatia portierin e kombëtares shqiptare, Alen Sherri.