Skuadra e njohur kroate, kundërshtari i radhës i Dukagjinit në Ligën e Konferencës
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Debutimin në garat evropiane Dukagjini e bëri në mënyrën më të shkëlqyer, ku e siguroi biletën drejt raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi që e eliminoi skuadrën e Europas.

Dukagjini e mposhti Europan si vendas ashtu edhe si mysafirë, ku në “Fadil Vokrri” fitoi 2:1, ndërsa në “Victoria” sot shënoi fitore të ngushtë me rezultat 3:2, raporton KosovaPress.

Dukagjini e eliminon Europan me rezultat të përgjithshëm 5:3.

Tani, në raundin e dytë të kualifikimeve të kësaj gare Dukagjini do të ketë një test më të vështirë, pasi që përballë e ka skuadrën e njohur kroate, Rijekan.

Dukagjini do të ketë përballë Rijekan e futbollistëve shqiptarë, Bernard Karica dhe Lindon Selahit.

Ndeshjen e parë skuadra kosovare do ta luajë si mysafire në stadiumin “HNK Rijeka” më datën 27 të këtij muaji me fillim nga ora 19:00.

Ndërkaq, ndeshjen e kthimit Dukagjini e zhvillon në “Fadil Vokrri” më datën 3 gusht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024