Skuadra braziliane konfirmon bisedimet me Balotellin dhe shpresën për Italinë
Lexohet për: 2 min.
12-Skuadra braziliane
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori sportiv i Corinthians, Claudinei Alves konfirmon se klubi brazilian është në bisedime me Mario Balotellin, i cili shpreson të luajë sërish për Italinë.

Corinthians është në bisedime për të nënshkruar me Mario Balotellin si lojtar i lirë, konfirmoi Claudinei Alves, drejtor sportiv në klubin brazilian, raporton KosovaPress.

“Ai ka kërkuar 6 milionë euro për dy vjet, pra 3 milionë euro në vit”, tha Claudinei Alves për “Goal.com”.

“Corinthians mund të ofrojë një kontratë dyvjeçare. Presidenti po zhvillon bisedime dhe dy agjentë po diskutojnë marrëveshjen”, tha më tej ai.

Alves shtoi se Balotelli shpreson të marrë një thirrje në kombëtaren e Italisë duke iu bashkuar klubit brazilian.

“Ai dëshiron të kthehet në ekipin kombëtar dhe do të donte të transferohej në Brazil me këtë shpresë”, tha Alves.

Balotelli, 34 vjeç, është në dispozicion si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Adana Demirspor.

Ai shënoi shtatë gola në 16 paraqitje në Super Ligë në sezonin 2023/24.

Balotelli ka 14 gola në 36 paraqitje ndërkombëtare me Italinë dhe bëri debutimin e tij për të në gusht të vitit 2010.

Ai nuk ka luajtur për ekipin kombëtar që nga barazimi 1:1 kundër Polonisë në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Ai shënoi golin e tij të fundit ndërkombëtar në të njëjtin vit në një fitore 2:1 ndaj Arabisë Saudite. Një ish-sulmues i Interit, Milanit dhe Brescias, Balotelli ka shënuar 52 gola në 141 ndeshje në Serie A.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024