Në një ceremoni të organizuar në Trieste të Italisë, ku po qëndrojnë drejtuesit e KOK-ut për garat e EYFO-it dimëror 2023, është nënshkruar kontrata mes Federatës Skitare të Kosovës dhe skitares Sophie Sorschag.
Austriakja 24-vjeçare garon në kërcime me ski, disiplinë në të cilën është kampione e botës në ekipore me Austrinë, shtet për të cilin ka garuar deri në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Sorschag u shpreh krenare që do të ketë mundësinë të garojë për Kosovën, për çka falënderoi të gjithë për mikpritjen e ngrohtë, e po ashtu trajnerin dhe familjen që e kanë mbështetur në këtë vendim.
Presidenti Krasniqi e kryetari Kelmendi vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjes, duke thënë se tani e tutje kemi shpresa për të fituar medalje olimpike edhe në Lojërat Olimpike Dimërore, derisa i ofruan mbështetje në rrugën drejt arritjes së qëllimeve.