Skënderbeu fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Lexohet për: 1 min.
342059250_783468303014028_7162559189197953634_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skënderbeu ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll, pasi të mërkurën mbrëma mposhti Pejën, në finalen spektakolare të luajtur në palestrën "1 Tetori".

Ishte një përballje tejet interesante në Prishtinë, me Skënderbeun që arriti të triumfojë me shumë mund merezultat 3-2 (25-20, 17-25, 20-25, 31-29, 15-8).

Në praninë e mbi 1000 tifozëve, të dy ekipet luftuan fuqishëm duke dhuruar emocione të zjarrta sportive për ngazëllimin e gjithë të pranishmëve në palestër.

Kupën për fituesit e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci për kapitenin e ekipit nga Kraishta, Enes Tasholli.

Për vendin e parë, medaljet e arta i ndanë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe anëtari i bordit, Gazmend Husaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025