Skenderaj, një muaj paraburgim për dhunë në familje
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Skenderaj, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.Z, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale dhunë familjare. Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe nëse i pandehuri do të lihej i lirë, do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku se mund të përsërisë veprën penale. Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura, kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit-Kolegji Penal përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë - Dega në Skenderaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024