Një skelet i madh dinozauri u shit në ankand në Nju Jork për 44.6 milionë dollarë, shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një fosil.
Shtëpia e ankandeve "Sotheby's" njoftoi se skeleti i një stegosaurus, një barngrënës, i cili u emërua Apex, është 3.4 metra i lartë dhe 8.2 metra i gjatë dhe një nga mbetjet e plota skeletore më të ruajtura të gjetura ndonjëherë.
Paleontologu Jason Cooper zbuloi Apex rastësisht në vitin 2022 në Kolorado.
Skeleti u shit për një shumë 11 herë më të lartë se vlerësimet para ankandit dhe duartrokitjet me atë rast zgjatën për 15 minuta. Në tender morën pjesë shtatë blerës. Apex eci në Tokë rreth 150 milionë vjet më parë gjatë periudhës së vonë Jurassic. Fosili i mëparshëm i një dinozauri Sten, u shit në vitin 2020 për 31.8 milionë dollarë.