Skandal, RTK2 lejon të përdoret termi “Kosova dhe Metohia”, terroristëve serbë iu referohet si viktima
Lexohet për: 1 min.
rtk
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skandal, RTK2 lejon të përdoret termi “Kosova dhe Metohia”, terroristëve serbë iu referohet si viktima (VIDEO)

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) si televizion publik që paguhet nga taksat tona, si pjesë të pandashme e ka edhe Kanalin 2 që transmeton lajme dhe program 24 orë në gjuhën serbe.

Mirëpo, ky kanal në disa raste ka dalë jashtë asaj që përcaktohet me rregullore të brendshme të RTK-së dhe ligjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës si themelues i televizionit të vetëm shtetëror në vend.

Ky kanal që menaxhohet nga serbët, pra e ka një drejtor serb, në lajmet qendrore të natës së mbrëmshme ka lejuar që të përdoret termi nacionalist serb “Kosova dhe Metohia”, term ky që Serbia e përdor në vazhdimësi, shkruan Ballkani.info.

Po ashtu, terroristët e vrarë serbë të dielën në Banjskë të Zveçanit nuk cilësohen të tillë, por si të rënë apo viktima.

Shihni videon nga minuta e 11-të:

&t=685s
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025