Skandal në Norvegji, portieri kapet duke zvogëluar golin para ndeshjes – video
Lexohet për: 2 min.
4-Skandal
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka pasur një zhurmë të madhe në Ligën e Parë të Norvegjisë, pasi një portier e ka bërë më të vogël golin gjatë ndeshjeve si vendas.

Portieri islandez Patrik Gunnarsson, në të kaluarën ish-portier i Brentfordit, është kapur duke lëvizur portën e tij para fillimit të ndeshjes, përcjell KosovaPress.

Duke luajtur për Viking FK në stadiumin “SR-Bank Arena”, Gunnarsson ka zhvendosur shtyllat në dy ndeshjet e fundit si vendas kundër Jerv dhe HamKam në Eliteserien, respektivisht në Ligën e Norvegjisë.

Ai e ka bërë këtë vetëm pasi ndihmës-gjyqtari ka përfunduar kontrollin e detyrueshëm të golave, ndërsa gjyqtari zyrtarë ishte plotësisht i pavetëdijshëm për veprimet e tij.

Dimensionet standarde të kërkuara për golat në ndeshjet profesioniste janë 7 metra e 32 centimetra, por gazeta norvegjeze “Aftenbladet” ka kuptuar se Gunnarsson po i jep skuadrës së tij një avantazh të padrejtë duke e bërë golin 15-20 centimetra më të vogël.

Ata kanë postuar edhe pamjet e veprimeve të tij, të cilat tani po shkaktojnë një bujë të madhe nëpër media.

Videon e gjeni më poshtë.

https://twitter.com/lacarabdeporte/status/1531738982249283589
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025