Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as sot të votojë marrëveshjet ndërkombëtare. Janë tetë marrëveshje të cilat as në këtë seancë nuk kanë arritur të ratifikohen, për çka nevojiten 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se të pranishëm në seancë plenare janë vetëm 68 deputetë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati derisa prezantoi shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, tha se qëllimi i këtij projektligji është krijimi i një baze të re ligjore ne fushën e sigurimeve sociale të cilës i paraprinë deklaratë të qeverisë së Holandës ku shprehet vullneti për ndërprerjen e marrëveshjes ekzistuese të nënshkruar me ish Jugosllavinë. Ai shtoi se marrëveshja e re synon të rregullojë marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale në formë bilaterale që sjell edhe njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve sociale për përfitimin e pensioneve. /Sh.Pajaziti
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...