Policia sekuestron mallra të kontrabanduara nga Serbia
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë sekuestruar mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia.
Sipas njoftimit të PK-së, në orët e vona në magjistralen Gjilan-Prishtinë kanë ndaluar një kamion me targa vendore ku kanë hasur në këto mallra të kontrabanduara, raporton KosovaPress.
“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës-Lindje në bashkpunim me Doganen e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit. Me date 20.12.24, njësitet e lartcekura në orët e vona në magjistralen Gjilan-Prishtinë kanë ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Gjatë kontrollit te kamionit janë hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit [Serbia]. Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës”, thuhet tutje në njofitim.