S’ka kuorum, dështon themelimi i komisionit hetimor për kontratat njëburimore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës, në mungesë të kuorumit në vendimmarrje ka dështuar të themelojë komisionin hetimor për kontratat njëburimore.

Për themelim të komisionit votuan vetëm deputetët e opozitës, ndërsa mazhoranca nuk mori pjesë në votim, madje nuk i paraqiti as emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e komisionit.

Për themelimin e komisionit votoi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Themelimi i komisionit hetimor për kontratat njëburimore në Qeverinë Kurti është iniciuar nga PDK-ja./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024