S’ka gjetje, ndërpriten gërmimet në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
germimet-2-110523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gërmimet në varrezat e Muhaxherëve, në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, janë ndërprerë pa ndonjë gjetje të mbetjeve mortore, për dy shqiptarë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Por, gërmimet në këtë lokacion pritet të vazhdojnë në javët në vijim, pas analizës së disa informacioneve shtesë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bgermime-ne-prishtine-per-gjetjen-e-dy-trupave-te-shqiptareve-te-zhdukur-gjate-luftes/

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ai ka thënë se sfidë mbetet mungesa e informacioneve të sakta.

Në gërmimet e sotme nuk është hasur në mbetje mortore ose eshtrave të  dy viktimave të cilët kanë qenë duke u kërkuar, por  pas shqyrtimit të disa informatave plotësuese ne do të kthehemi sërish në këtë lokacion”, u shpreh ai.

https://kosovapress.com/admin/komisioni-qeveritar-per-te-zhdukurit-serbia-drejt-pranimit-te-se-vertetes/

Mëngjesin e sotëm, ekipet mjekoligjore dolën për të gërmuar për mbetjet mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës.

Në varrezat në lagjën “Mati 1” edhe më herët janë bërë gërmime të cilat kishin rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të gjashtë personave të zhdukur.

https://kosovapress.com/admin/cerkini-deklarata-per-te-zhdukurit-eshte-mashtruese-dhe-e-mjerueshme/

Në Kosovë ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Më 2 maj në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për Deklaratën e Personave të Zhdukur.

https://kosovapress.com/admin/osmani-e-quan-sukses-miratimin-e-deklarates-per-te-zhdukurit-pesimiste-ne-zbatim-nga-serbia/
https://kosovapress.com/admin/ambasadori-abbott-ben-thirrje-per-zbatimin-e-deklarates-per-te-zhdukurit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025