S’ka flamur kombëtar dhe shtetëror, muzeu i harruar i Ibrahim Rugovës
Lexohet për: 1 min.
rugova-180723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, pa përkujdesje institucionale. Të paktën kështu duket objekti nga jashtë, pasi përkundër orarit, dyert e muzeut janë të mbyllura.

Në një video të siguruar nga KosovaPress, shihet se mungon intervenimi nga dora e njeriut. Aty në hyrje shihen kubëzat e mbushura me barë dhe pakujdesi ndaj flamurëve. Njëjtë duken edhe dritaret e objektit

Kurse, ajo që të bije në sy është edhe mungesa e flamurit kombëtar dhe atij të Kosovës.

KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje nga Ministria e Kulturës, lidhur me gjendjen jo të mirë të muzeut, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ky objekt dikur ishte i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që në vitet ‘90 ka shërbyer si vendtakim i inetelektualëve kosovar që përpiqeshin të gjejnë një formë të tërthortë në kërkim të Republikës të suprimuar më herët nga ish-Federata e Jugosllavisë, ndërsa më vonë është bërë vatra ku kishte vepruar Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024