Ismet Bahtijari pranon fajësinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Bahtijari
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Bahtijari e ka pranuar fajësinë për akuzën për frikësim të dëshmitarit dhe pengim të drejtësisë. Kjo u bë përmes një marrëveshjeje për pranim të fajësisë që ai e arriti më Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Speciale në Hagë, ai është pajtuar për një dënim deri në dy vjet burgim.

Ismet Bahtijari u arrestua së bashku me Sabit Januzin më 5 tetor në Kosovë dhe u transferuan në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 6 tetor 2023.

Një marrëveshje të ngjashme e kanë arritur edhe Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi.

Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar për të nxitur një dëshmitar të mos jap dëshmi para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në paraqitjen e tyre të parë më 9 tetor 2023 të dy të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës.

https://kosovapress.com/ismet-bahtijari-ben-marreveshje-per-pranimin-e-fajesise

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025