S’ka fitues në “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët
Lexohet për: 1 min.
kppt
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pa fitues është mbyllur superderbi i javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

45 minutat e para ishin të zjarrta në stadiumin “Fadil Vokrri” me të dy skuadrat që kërkonin me ngul golin, lojë kjo e cila edhe solli dy gola të bukur.

Ishte skuadra e Ilir Dajës që kaloi në epërsi pas gjysmë ore lojë le golin e bukur të Nazmi Gripshit, por vetëm katër minuta me vonë, bardh e kaltërot barazua 1-1 me golin e Blesas, raporton KosocaPress.

Ndryshe nga e para, pjesa e dytë shfaqi lojë të zbehtë nga të dy skuadrat. Asnjëra prej tyre nuk rrezikonin të humbisnin duke luajtur me ritëm tejet të ngadalshëm dhe rezultati final mbeti 1-1 dhe skuadra morën nga një pikë.

Kështu Ballkani mbetet lider në tabelë me 20 pikë, një më shumë se Llapi, kurse Prishtina ka 12 pikë në vendin e pestë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025