Situata në veri, KFOR po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

KFOR-i ka njoftuar se vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it, janë të pranishme në zonë, të gatshme për t'u përgjigjur nëse kërkohet.

KFOR thotë se Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren.

“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit”, thuhet në reagim.

Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak).

Policia fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.

Përndryshe, grupi terrorist i grup i armatosur po vazhdon të qëndrojë në Manastirin në Banjskë dhe rreth tij, e të cilët janë të rrethuar nga policia e Kosovës.

Derisa, kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje që të dorëzohen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024