Kryeministri i Indisë, Narenda Modi, ka sinjalizuar një “mega partneritet” me SHBA-të, ndërsa ai dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump bënë marrëveshje që Delhi të importojë vaj dhe gaz amerikan.
Modi vizitoi SHBA-të për dy ditë, ndërsa Trump urdhëroi tarifa të reja mbi partnerët tregtarë, përfshirë Indinë. Gjatë takimit, Trump kritikoi Indinë për tarifat e larta tregtare, ndërsa Modi u shpreh i hapur për uljen e tyre, riatdhesimin e emigrantëve dhe blerjen e avionëve luftarakë amerikanë.
Trump theksoi marrëveshjet e energjisë dhe armatimeve, duke shtuar se India do të blejë më shumë naftë dhe gaz për të ulur mungesën tregtare.
“Atyre ju nevojitet, dhe ne e kemi”, u shpreh Trump, shkruan BBC News.Ndërkohë, SHBA hoqi përjashtimet nga tarifat e çelikut dhe aluminit dhe planifikon tarifa të reja mbi partnerët tregtarë, duke argumentuar se do të ndihmojnë industrinë amerikane dhe punësimin. Tarifat mbi Indinë priten në të ardhmen, ndërsa analistët paralajmërojnë për ndikime ekonomike nga çmimi më i lartë i naftës dhe gazit amerikan.