Sindikatat të ndara, disa fajësojnë Qeverinë Kurti e disa jo
Lajme
Lexohet për: 3 min.
474265399_923435166648059_5849888053657664669_n
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Mandati katër vjeçar i Qeverisë Kurti për Sindikatat e Pavarura te Kosovës, po vlerësohen si vitet më të vështira për ata.

Kështu u tha në tryezën "Fuqizimi i kapaciteteve të sindikatave të Kosovës për të përballuar sfidat e demokracisë sociale", e organizuar nga SBASHK-u.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se Qeveria Kurti i ka shpallur haptas luftë sindikatave, prandaj, qeverisë që do të vije në pushtet i mbetet të zgjedhë dialog apo protesta e greva.

“Në vend që të mësojnë të gjithë nga greva e shtatorit 2022, ata mësuan diçka tjetër, haptas i shpallën luftë sindikatave...6:08 Edhe të ministritë nuk i kemi punët mirë, ngase e kanë shkollën e njëjtë të Kurtit dhe i kanë mbyllur dyert për dialog... Edhe premtimet për digjitalizim nuk u bënë kurrë, as kushtet e punës, ne punojmë me shkumës e shpuzë, e pastaj na qesin në shenjë për të na gjuajtur populli fjalë, sepse me shkumës e shpuzë në shekullin 21, e kemi vështirë të bëjmë gara për dije, me Gjermani dhe shtetet e tjera. Si SBASHK, i kemi vlerësuar katër vitet, si vitet me të vështira dhe urojmë që kësi vite të vështira për sindikalizmin dhe jo vetëm..I mbetet Qeverisë që vjen te zgjedh dialog apo protesta dhe greva”, tha Jasharaj.

Ndërsa, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli shtoi se qeveria aktuale, ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësisë së vet për këshillin ekonomiko-social dhe për kontratat e përgjithshme kolektive.

Si kryetar i BSPK-së tha se nuk e pranon këtë gjendje, derisa shtoi se nuk do të lejojnë që dialogu social të degradojë e të bëhet formalitet që të drejtat e punëtorëve të mos mund të mbrohen.

E kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdil Hoti ishte kundër deklaratave të kryetarit të SBASHK e BSPK-së.

Hoti theksoi se kjo tryezë duhet të shtrohet më profesionalisht, e jo sindikatat të merren me zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi po duket si me qenë politik apo të anshëm.

Hoti shtoi se PK asnjëherë nuk ka qenë e përkrahur sa duhet nga asnjë qeveri, prandaj sipas tij, të gjitha qeveritë janë njëjtë.

E për fund, kryetari i Sindikatës së Pavarur e Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi i vuri fajin BSPK-së, pasi që sipas tij, ka dështuar në raport me Qeverinë e Kosovës, shkak i jo komunikimit të duhur.

Të pranishëm ishin edhe Sindikata e Pavarur e Energjisë Elektrike të Kosovës, Sindikata e Punëtorëve të RTK dhe Instituti për politika sociale “Musine Kokalari”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025