Sindikata e Policisë dënon sulmin e djeshëm ndaj policëve në Suharekë
Lexohet për: 2 min.
policia-e-Kosoves-1-1-560x404-3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sindikata e Policisë së Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën ka folur për rastin e djeshëm në Suharekë.

Në njoftim u tha Policia dje ka parandaluar një grabitje të armatosur dhe se gjatë atij intervenimi kanë mbetur të lënduar dy zyrtarë policorë, njëri prej tyre me armë zjarri.

Sindikata dënoi çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, teksa kërkoi nga organet e drejtësisë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryerësve të këtyre veprave, me qëllim të parandalimit të sulmeve të tilla.

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet”, përfundon komunikata për media e Sindikatës së Policisë.

Kujtojmë se dje në orët e pasdites katër persona kanë kryer një grabitje në një argjendari në Suharekë.  Gjatë grabitjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët i ishin përgjigjur rastit.

Deri më tani nuk asnjë të arrestuar në lidhje me rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024