Sinan Vllasaliu në spital, i shkon për vizitë Dani
Showbiz
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sinan Vllasaliu në spital, i shkon për vizitë Dani
Sinan Valasaliu14
14/06/2026 - 20:37
Linku u kopjua

Këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi – Dani ka bërë të ditur se së bashku me artistët Fitim Behlulin dhe Andi Krasniqin kanë vizituar nw spital kolegun e tyre, Sinan Vllasaliun.

Përmes një postimi në Facebook, Dani publikoi një fotografi nga takimi, duke i uruar mikut të tij shërim të shpejtë, përcjell KosovaPress.

“Bashkë me Fitimin e Andin sot vizituam Sinanin! Qoftë e kaluar dhe shërim të shpejt miku im!”, ka shkruar Dani.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta nga adhuruesit dhe kolegët e estradës, të cilët i kanë uruar Sinan Vllasaliut rikuperim sa më të shpejtë dhe kthim në aktivitetet e tij artistike.

Mësohet se Vllasaliu është aksidentuar pak para dasmës së këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, i cili ishte i ftuar për të kënduar.

Sinan Vllasaliu mbetet një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të veçantë në skenën muzikore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026