Simiq rikthen narrativat e viteve ’90, kundërshtarët politikë i krahason me tradhtarë
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Simiq rikthen narrativat e viteve ’90, kundërshtarët politikë i krahason me tradhtarë
Igor Simiq
06/06/2026 - 22:27
Linku u kopjua

Kandidati i Listës Serbe për deputet, Igor Simiq, ka përdorur retorikë me referenca historike gjatë një tubimi elektoral në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit që do të mbahen në Kosovë, duke krahasuar në mënyrë të tërthortë kundërshtarët politikë me figura që në narrativën kombëtare serbe konsiderohen tradhtarë.

Ai krahasoi kundërshtarët politikë serbë me figura historike serbe që në mesin e serbëve njihen si tradhtarë.

“Brankoviqëve nuk u kemi ngritur kurrë përmendore, ndërsa Obiliqëve po. Kurrë nuk i kemi kujtuar dhe kënduar atyre që janë larguar nga rrënjët e tyre. Kjo është një betejë për të gjithë ata që kanë ikur – që të kthehen, sepse vetëm këtu janë në shtëpinë e tyre”, deklaroi ai.

Ndryshe, Vuk Brankoviq në traditën epike serbe shpesh paraqitet si figurë e tradhtarit në lidhje me Betejën e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026