Sigurimi shëndetësor, jetik për futbollistët
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

“E kam pasur një lëndim super të rëndë, komplet shputën e kam pasur të palëvizshme, komplet ligamentet i kam pasur të këputura...mandej karriera sikur ta prek atë pullën e kuqe ndryshoi krejt”. Kështu rrëfente për KosovaPress, ish-futbollistit Arsim Durmishi. Lëndime të tilla si ky në të kaluarën kanë mund të sjellin përfundimin e karrierës së një futbollisti, kjo për arsye se mungonin kushtet elementare për trajtimin e lëndimeve.

Por, ndryshe nga ajo periudhë, sot futbollistët e Kosovës kanë sigurimin e tyre shëndetësore që në rast të lëndimeve, të gjitha shpenzimet janë të mbuluar fal një marrëveshje të arritur ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kompanisë së sigurimeve.

Futbollisti i Prishtinës, Kreshnik Uka, i cili është duke u rikuperuar nga lëndimi, ka treguar për KosovaPress, përvojën e tij mbi atë nëse po i mbulohen shpenzimet e nevojshme për shërimin e tij.

Përveç Superligës, sigurimi shëndetësor vlen edhe për Ligën e Parë. Lulzim Kolgeci nga klubi i futbollit Suhareka, ka thënë se të gjitha rastet e lëndimeve që i kanë në skuadër, po mbulohen 100 përnd nga sigurimi shëndetësor.

Për më tepër, kjo skemë vlen edhe për Ligën e Parë në futbollin e femrave, gjë e cila konfirmohet nga Murat Murati nga Klubi i Futbollit të femrave “Ulpiana 1992”.

Madje, Murati ka kërkuar që ky program të shtrihet edhe në kategoritë tjera të futbollit në Kosovë.

Ndryshe, Federata e Futbollit të Kosovës nisi me ofrimin e sigurimeve shëndetësore të futbollistëve në shtator të vitit 2022, pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë e sigurimeve “Sigal Uniqa Group Austria”./A. Bytyqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024