Rreth dy milionë qytetarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut ia kanë besuar të ardhmen një kompanie sigurimesh ndër më të suksesshmet në Evropë me mbi 600 zyra. Në Kosovë mbretëron një klimë shumë pozitive e të bërit biznes.
Fokusi kryesor është të ndihmojnë klientët të kenë një ndjenjë sigurie dhe të mbrohen në raste të papritura, thotë në një intervistë për KosovaPress, themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i SIGAL UNIQA, Avni Ponari.
Ai potencon se vetëm gjatë vitit 2023, vlera e dëmeve të paguara, kap shifrën rreth 10 milionë euro.
Drejtori i SIGAL UNIQA potencon se kjo kompani është e gatshme të marrë në sigurim objekte në miliarda euro, meqë sipas tij, natyra e punës dhe ndërtimit me partnerët ndërkombëtarë ndikon që të garantojnë një gjë të tillë.
"Për 20 vjet ne kemi paguar rreth 200 milionë dëme në Kosovë, ndërsa ky vit ka qenë rreth 10 milionë. Dëmet kanë qenë të niveleve të ndryshme, jo vetëm dëme motorike, por edhe shëndetësore, pasurore, sepse kjo është arsyeja pse ne jemi këtu... Prioriteti i një kompanie sigurimi, në përgjithësi, është i përcaktuar dhe fokusi është i ditur... Sot SIGAL është i gatshëm të marrë në sigurim objekte jo në miliona euro, por mbase edhe miliarda, sepse vetë natyra e punës dhe ndërtimit me partnerët ndërkombëtarë është e tillë që ne garantojmë dhe sigurojmë çdo lloj objekti dhe subjekti në territorin e Shqipërisë, duke përfshirë avionët, anijet, që i kemi në Shqipëri... 08:24 Sot, numri i klientëve në tri shtete është mbi 1.5 milionë banorë dhe i punonjësve është mbi 2 mijë e 200. Kemi një raport të drejtë dhe mbi 600-700 zyra në tri shtetet. Është një raport i drejtë i ndërtimit të përgjegjësive. Fokusi jonë tashmë është jo vetëm të jemi afër klientit fizikisht, por edhe online”, thotë Ponari.
Punën mbi 20-vjeçare, Ponari e quan storie interesante, për çka thotë se përgjatë këtyre viteve kanë qenë lider në tregun e sigurimeve, duke e udhëhequr atë jo vetëm në pikëpamjen financiare, por edhe të produkteve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut.
Ponari potencon se po t’i kryente këto shërbime në vende të tjera me numër më të madh të popullsisë, kompania nuk do të ishte me shifrat aktuale, por do të korrte edhe më shumë suksese.
"20 vjet në Kosovë dhe mbi 25 në Shqipëri, është një histori interesante, nuk mund të themi suksesi, sepse kur themi sukses, do të thotë se ti vepron në një ambient me shumë klientë. Popullsia në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ku ne operojmë, është e vogël - në tri shtetet, 6 apo 6.5 milionë banorë. Në qoftë se këtë punë që unë e kam bërë me stafin tim në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, do ta kisha bërë në një vend ku numri i popullsisë është i lartë dhe numri i konsumatorëve është i madh, natyrisht që kompania nuk do të ishte më në këto shifra që është sot, që totali i shifrës vjetore kalon 100 milionë euro dhe është në një nga 50 kompanitë më të mëdha të Evropës Qendrore dhe Lindore...Kjo periudhë ka qenë interesante, sepse ne kemi qenë lider në tregun e sigurimeve, e kemi udhëhequr këtë treg, jo vetëm në pikëpamjen financiare, por edhe në pikëpamjen e produkteve, duke qenë një shkollë e tregut të sigurimeve në të tri vendet. 05:36 Fokusi ynë ka qenë gjithmonë që të jemi afër punonjësve, por nga ana tjetër, të jemi edhe afër klientëve", thotë Ponari për KosovaPress.
Ai thekson se fatkeqësitë, sëmundjet, rreziqet natyrore, katastrofat janë rreziqe të cilat nuk shmangen, por zvogëlohen për shkak të sigurimeve.
Ponari potencon se sigurimet janë një industri që kanë vlera shumë të rëndësishme, për çka shton se janë edhe mbrojtëse të vlerave financiare.
Ndërkaq, lidhur me atë se sa është e vështirë të bësh biznes në Kosovë, Ponari thotë se është më e lehtë se në Shqipëri, pasi sipas tij, janë disa gjëra pozitive dhe të rregulluara më mirë. Ai thotë se në Kosovë mbretëron një klimë shumë pozitive e të bërit biznes.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Kosovë është anëtar i Grupit UNIQA, një nga grupet kryesore të sigurimeve, me një traditë 200-vjeçare të ofrimit të sigurisë për më shumë se 9.4 milionë mbajtës të policave. Me mbi 20 vjet veprimtari në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo kompani mbështet klientët përmes dhjetëra degëve dhe agjencive në tërë Kosovën.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Kosovë, lider i sukseseve, me mbi 20 vjet punë e përkushtim, po përmbyll këtë vit me mbi 10 milionë euro dëme të paguara.
Për një jetë sa më të sigurt dhe një të ardhme pa pasur nevojë të kthesh kokën prapa, Ponari thotë se qytetarët zgjedhin t’i besojnë kompanisë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.