Sigal Prishtina thërret konferencë të jashtëzakonshme për media
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sigal Prishtina thërret konferencë të jashtëzakonshme për media
KB Prishtina
23/02/2026 - 15:31
Linku u kopjua

KB Sigal Prishtina ka njoftuar se të martën, duke filluar nga ora 13:30, do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në zyrat e klubit.

Sipas njoftimit zyrtar, përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë për t’u informuar rreth zhvillimeve të fundit në klub dhe për të ndjekur deklaratat zyrtare që do të jepen nga drejtuesit e KB Sigal Prishtinës.

Klubi është duke kaluar një fazë të vështirë ngase njëherësh u shkarkua  Blerand Stavilevci për shkak të tensione të brendshme dhe pakënaqësive sportive e organizative dhe më pas u emërua deputeti Bekë Berisha i cili poashtu u largua sepse nuk kishte të drejtë që ti mbante dy pozita publike, pra edhe atë të deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Detaje shtesë pritet të bëhen të ditura gjatë konferencës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026