Kosova në mëngjesin e së dielës u gjend nën sulm terrorist të mbi 30 personave që kishin hyrë nga Serbia. Të vendosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, terroristët serbë vranë policin kosovar Afrim Bunjaku dhe plagosën kolegun e tij, Alban Rashiti.
Fill pas këtij sulmi, forcat policore rrethuan Manastirin e Banjskës, aty ku sulmuesit u strehuan. Operacioni zgjati deri në orët e vonshme të së dielës dhe bilanci ishte së paku 4 terroristë të vrarë dhe disa tjerë të arrestuar. Një ditë më pas, organet shtetërore të Kosovës shfaqën një video ku dëshmohet se pjesë e sulmit dhe organizatori kryesor ishte Millan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, i akuzuar për një sërë veprash kriminale në Kosovë dhe i sanksionuar nga SHBA-ja.
Pas të dhënave të fundit, rezulton se në vend që të shërbejë si resort turistik, “Rajska Banja” është shndërruar në njërën nga bazat logjistike për terroristët serbë.
Pse është me rëndësi të shtjellohet roli dhe rëndësia për Serbinë e kompleksit turistik “Rajska Banja” në Banjskë”?
Deri në vitin 2022 kompleksi “Rajska Banja” është udhëheqë nga Danilo Delibashiq (pjesëtar i Mbrojtjes Civile – organizatë e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës), ndërsa tash drejtor është Mashan Iliq, kurse shef i hotelit është Ivan Filimonoviq.
Ky kompleks ka filluar të rinovohet që nga fundi i vitit 2015 dhe fillimi i vitit 2016 me investimet direkte të Qeverisë së Serbisë përmes të ashtuquajturës Zyre për Kosovë. Ky kompleks përveç tjerash ka shërbyer edhe për pritjen dhe akomodimin e delegacioneve “zyrtare” të të gjitha niveleve si dhe organizimeve të ndryshme nga i ashtuquajturi “organ i përkohshëm” i Komunës së Zveçanit nën udhëheqjen e Ivan Todosijeviq duke mos përjashtuar as organizimet tjera nga strukturat paralele që veprojnë në veri të vendit, por edhe nga Serbia.
Ai shtonte se në këtë vendbanim do të akomodoheshin rreth 300 familje të kthyera dhe Komuna e Zveçanit do t’i ketë rreth ose 1 mijë e 500 banorë të rinj. Secila familje e kthyer, sipas tij, do ta fitojë edhe një vend pune.
Me nënshkrimin e kontratës ndërmjet të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Dioqezës së
dhjetor të vitit 2015 ka filluar renovimi i kompleksit.
Në kuadër të kompleksit “Rajska Banja” në Banjskë, më 12 korrik të vitit 2019 është hapur