Si të përfitoj Kosova nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor?
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Si të përfitoj Kosova nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor?
Riinvestt
03/03/2026 - 12:18
Linku u kopjua

Instituti Riinvest ka organizuar tryezën me temë “Pjesëmarrja e Kosovës në Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor”, ku u diskutua për rëndësinë e këtij instrumenti financiar, sfidat në zbatim dhe mundësitë për përmirësim të koordinimit institucional në funksion të përfitimit sa më të madh të fondeve.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte adresimi i pengesave strukturore, identifikimi i boshllëqeve në koordinim dhe krijimi i një hapësire dialogu ndërmjet palëve të interesuara për forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe përmirësimin e identifikimit, përgatitjes dhe strukturimit të projekteve që mund të mbështeten përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Drejtori ekzekutiv i Riinvestit, Alban Hashani, tha se aktiviteti synon të kontribuojë në adresimin e çështjeve konkrete që lidhen me këtë kornizë, duke e ndërlidhur edhe me projektet aktuale dhe të ardhshme të institutit.

“Qëllimi ynë paqësorë mbetet që të identifikojmë pengesat strukturore, boshllëqet në koordinim dhe mundësi konkrete për përmirësim. Gjithashtu synon që të krijojë një hapësirë dialogu konstruktiv ndërmjet palëve të interesuar në fokus në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe përmirësimin e identifikimit, përgatitjes dhe strukturimit të projekteve që mund të mbështeten përmes kësaj kornize. Instituti Riinvest është në nisje e sipër të një projekti tjetër në kuadër të Horizon Europe, aktiviteti i sotëm mund të ndihmojë në identifikimin e elementeve konkrete që do të mund të adresohen me projektin e ri”, tha Hashani.

Lexo po ashtu
Moti sot
Nga Zyra e Kryeministrit, drejtori i Zyrës për Bashkëpunim për Zhvillim, Florim Canolli, theksoi përfitimet që Kosova ka pasur nga kjo kornizë investuese ndër vite, duke potencuar vlerën e lartë të fondeve të përfituara dhe pritjet për rritje të mëtejshme të tyre.

“Prej vitit 2009 kur ka filluar korniza investuese e Ballkanit Perëndimorë kemi fituar qindra-miliona grande, ka edhe grande të tjera të cilat janë në pritje të njoftimit përfundimtar të BE-së për heqjen e masave për fazën e dytë që është paralajmëruar dhe do të shtohen grandet. Vlera e investimeve, nëse llogaritet edhe kostoja totale e projekteve dhe pjesës tjetër, kjo shkon në miliarda. Pra, kemi të bëjmë me një instrument që është jashtëzakonisht maisv nga vëllimi i fondeve. Kjo pritet me u shtua në të ardhmen me planin e rritjes”, tha Canolli.

Ndërkaq, udhëheqësi i bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Hubert Perr, foli për Planin e Rritjes dhe komponentët kryesorë të tij, duke vënë theksin në qasjen në tregun e vetëm të BE-së dhe mbështetjen financiare shtesë për rajonin.

“Plani i rritjes ka katër artikulime, njëra është qasja më e mirë në tregun e vetëm dhe mendoj se kjo në vetvete është diçka që është shtysa më transformuese e asaj që ne e quajmë çlirimin e potencialit të rritjes së rajonit dhe rritjen e konvergjencës. Pra, është vërtet qasja në treg që mendoj se mund të bëjë më së miri punën që Evropa mund të ofrojë. Por mbi të gjitha, bëhet fjalë gjithashtu për financimin shtesë që është ofruar. Njëri është financimi bazuar në reforma, që do të thotë mbështetje buxhetore, hapësirë fiskale e ofruar qeverisë për arritjen e disa reformave të caktuara. Dhe 50% e tjera e fondeve tani janë alokuar shtesë për të rritur më tej hapësirën fiskale për infrastrukturë kritike dhe investime në sektorin publik, që do të kryhen përmes WBF”, tha Perr.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026