Si po manipulohet opinioni publik para zgjedhjeve?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
lajmet e rreme
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Në mediat sociale ka filluar parafushata zgjedhore keqinformuese. Hibrid. Info ka analizuar 55 përmbajtje keqinformuese për muajin tetor, ku lajmet e rreme ishin forma më e shpeshtë e keqinformimit.

Hulumtuesi në Hibrid.info, Festim Rizanaj tha se keqinformimi po vijon edhe gjatë këtij muaji.

"Gjatë muajit tetor në kuadër të monitorimit trajtohen 55 përmbajtje. Lajmi i rremë ka qenë kategoria e keqinformimit që ka dominuar gjatë muajit tetor, të gjitha këto janë gjetur në tik tok. Mashtrimi vazhdon me 16 për qind, dezinformata radhitet si e treta me 11 për qind. Prej krejt kategorikeve që i përmenda kanë dominuar në rrjete sociale", tha Rizanaj.

Ai shtoi se 18 për qind e publikuesve janë media, ndërkaq shtoi se kryeministri Albin Kuri është figura më e përfolur në muajin tetor.

"Kemi një parafushatë keqinformuese parazgjedhore. Nëse e bëjmë një kalkulim, gjatë muajit gusht ka qenë 23 për qind, në muajin tetor 38 për qind, kanë qenë keqinformatat në tik tok", shtoi ai.

Më tej, Fatbardh Dema i cili është kontrollues i fakteve, theksoi se kanë verifikuar 14 sondazhe të rreme

"Që nga data 16 gusht kur presidentja Osmani ka caktuar datën për zgjedhje, Hibridi ka verifikuar 14 sondazhe të rreme. Ka pasur sondazhe të vjetra të cilat janë kthyer si aktuale. Ndërsa, prej 1 janar deri më 16 gusht, kanë qenë gjashtë sondazhe të rrema", tha Dema.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024