Si i rrëmbeu Kosova 17 medalje në Kampionatin Ballkanik të Kick boksit?
Lexohet për: 2 min.
kickboksi-030624
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Hiç më pak se me 17 medalje Kosova është rikthyer nga Kampionati Ballkanik e Kick boksit i zhvilluar më dy dhe tre qershor në Bar të Malit të Zi. Një e artë, nëntë të argjendta dhe shtatë të bronzta ishte bilanci tejet pozitiv me të cilën Federata e Kick Boksit të Kosovës e mbylli ekspeditën e saj në këtë kampionat.

Medaljen e artë e rrëmbeu kick boksieri Fatlind Ejupi i cili në finale e mposhti bindshëm rivalin e tij nga Bosnja e Hercegovina Davud Velic i cili u dorëzua që në raundin e parë.

Menjëherë pas meçit, Ejupi tha për KosovaPress se kjo medalje për të është e një rëndësie të veçantë.

“Medalja e artë për mua është shumë e rëndësishme si për mia ashtu edhe për Kosovën. Është një krenari e madhe që ta përfaqësojë Kosovën në garën ballkanike në një federatë të fortë siç është Ovako, po ashtu është një shtytje e imja dhe një motivim për të ardhmen që mos të ndalem.  Mund të them se e kam pritur sepse përgatitjet kanë qenë shumë të mira, kanë qenë jo aq të lehta me trajnerin Marjan Havolli”, tha Ejupi.

Medalje elitare në Ballkanikun e Kick Boksit rrëmbeu edhe Dalmat Salihaj. Ai u stolis me medalje të argjendtë, edhe pse deklaroi se hyri në luftë me qëllimin për ta fituar të artën.

Të kënaqur me paraqitjet e garuesve u shprehën dy selektorët e Kombëtares së Kosovës në Kick boks, Ilir Menxhiqi i seniorëve dhe Nysret Salihaj u juniorëve.

Përveç garuesve, Kosova në këtë kampionat u përfaqësua edhe me gjyqtarin Buraj Grajqevci i cili ndau drejtësinë në mbi 50 luftëra.

Më poshtë gjeni listën e të gjithë kick boksierëve që kanë fituar medalje:

Medalja e artë: Fatlind Ejupi

Medalje të argjendta: Dalmat Salihaj, Art Dulaj, Gent Hyseni, Nart Mehmeti, Erinda Veliu, Shkurte Ismajli, Milot Pllana, Gzim Behrami dhe Diellza Mahalla

Medalje të bronzta: Doneta Menxhiqi, Artor Mehmeti, Ermal Ferati, Rron Kasumi, Milot Hergaja, Omat Thaqi dhe Zan Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025