Shuplakë nga Brukseli për dy presidentët: Megaprojekti i Vuçiqit dhe Orbanit është ndërprerë
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Evropa ka bllokuar projektin e madh të Aleksandar Vuçiqit dhe Viktor Orbanit, hekurudha e shpejtë ndërmjet Beogradit dhe Budapestit.

Për këtë flitet për një kohë të gjatë në Hungari, por tani në Serbi po bëhet gjithnjë e më e qartë se linja e tyre moderne hekurudhore, e cila po përparon me shpejtësi të plotë nga Beogradi në veri, mund të përfundojë në mes të Vojvodinës.

Indikacione serioze se problemi ekziston u shfaqën në vjeshtën e vitit 2023, kur mediat hungareze njoftuan se kontraktorët kinezë nuk mund të ndërtonin në përputhje me standardet evropiane, shkruan Nova.rs.

Në shkurt erdhi informacioni se një pjesë e punimeve pranë Budapestit ishin pezulluar.

Punimet ishin praktikisht vetëm në periferi të qytetit kryesor hungarez. Në pjesën serbe po punohet shumë, vëren portali, por vështirë që njoftimet për udhëtimin dy orë e gjysmë mes dy kryeqyteteve të realizohen së shpejti.

Probleme duket se ka kudo, përveç Serbisë. Me sa duket, kinezët po heqin dorë nga projekti, e të pakënaqur janë edhe hungarezët. Domethënë, problemi është se ndërtuesit kinezë nuk dinë të zbatojnë sistemin evropian të sigurimit dhe kontrollit të trenave. Thuhet se kompanitë gjermane u kanë ofruar ndihmë për atë pjesë të punës, por Pekini refuzoi.

Domethënë, kinezët do të mund ta përfundonin projektin duke përdorur standardet e tyre dhe ta vënë në funksion hekurudhën duke e lidhur atë me pjesën në Serbi, por ajo rrugë nuk do të mund të lidhej me pjesën tjetër të rrjetit evropian. Kjo është arsyeja pse BE-ja mund t'i drejtohet rrugëve përmes Sllovenisë dhe Kroacisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024