Shumica e votuesve të Pensilvanisë thonë se aborti duhet të jetë i ligjshëm
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Afërsisht dy të tretat e votuesve në Pensilvani thonë se aborti duhet të jetë i ligjshëm në shumicën ose të gjitha rastet, sipas rezultateve fillestare të exit poll-it të CNN.

Në përgjithësi, votuesit e Pensilvanisë janë të ndarë midis ekonomisë dhe demokracisë si çështjet e tyre kryesore, me rreth 3 në 10 persona që zgjedhin njërën prej tyre si çështjen kryesore, të ndjekur nga rreth 15% që thonë abortin, 12% migracionin dhe më pak se 5% politikën e jashtme.

Demokratët e kanë pasur në qendër te fushatës temën e abortit.

Ndërkaq, sipas Trumpit shtetet duhet të vendosnin vet a do ta lejonin.

Amerikanët po votojnë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm.

Në garë janë demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025