Një zjarr shpërtheu në një termocentral bërthamor pak pas mesnatës së sotme mes bombardimeve të rënda nga forcat ruse, ndërsa autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se tani është shuar.
Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Pas sulmeve që ndodhën në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë atë në Zaporizhzhia të Ukrainës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkua veprim të menjëhershëm nga bota.
Nëpërmjet një videoje, Zelensky tha se “Centralja më e madhe bërthamore në Evropë është në zjarr tani”.
Presidenti ukrainas paralajmëroi se pasojat e shpërthimit të këtij termocentrali do të ishin shumë më të këqija se a jo e Çernobilit në 1986.
"Evropianë, zgjohuni ju lutem. Thuajuni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë," u lut ai.
"Propaganda ruse ka paralajmëruar në të kaluarën se do të mbulonte botën me hirin bërthamor. Tani ky nuk është vetëm një paralajmërim, por është real”, tha ai.
Për sulmin ka reaguar edhe kryeministri i Kanadaës, Justin Trudeau.
Kryeministri kanadez ka bërë thirrje që sulmet të ndalen menjëherë.
Sulmi ndodhi në orët e para të 4 marsit.
Ai ka thënë se nëse ky termocentral bërthamor shpërthen atëherë paralajmëron se ky shpërthim do të jetë 10 herë më i madh se ai i Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.
Për çka ka thënë se rusët duhet të ndalen dhe të lejohet të zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin.
Termocentrali bërthamor të Zaporizhzhia, ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Kujtojmë që Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës në mëngjesin e 24 shkurtit.