Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan jashtëzakonisht zhgënjyese
Tema
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan jashtëzakonisht zhgënjyese
Thaci dhe tjeret
02/07/2026 - 14:38
Linku u kopjua

Dy profesorët e njohësit e mirë të zhvillimeve në Kosovë e Ballkan, Daniel Serwer e Edward  Joseph, kanë mendime të ndryshme për vendimin e së mërkurës të Gjykatës Speciale, sipas të cilit, aktgjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, të shpallet më 16 shtator.

I pari tha për KosovaPress se kjo gjë është e mirë, pasi është shenjë e qartë se Gjykata Speciale po has në vështirësi për të marrë një vendim

“Nuk e di saktësisht si ta interpretoj këtë. Sa më shumë që zgjat, në një farë mënyre aq më mirë është, sepse është një shenjë e qartë se ata po hasin vështirësi për të marrë një vendim. Siç e dini, unë nuk jam i kënaqur me këtë gjykatë dhe mendoj se ajo ka vepruar padrejtësisht duke i mbajtur këta njerëz në burg për pesë vite. Dhe mendoj se është gabim që është ndryshuar fokusi i gjykatës, e cila duhej të merrej me pretendimet e raportit të Martyt për trafikim organesh”, tha Serwer për KosovaPress.

Por, sipas Edward Joseph, shtyrja e aktgjykimit është jashtëzakonisht zhgënjyese.

Sipas tij, me këtë stërzgjatje, ngrihen dilema shtesë për kompetencat e Dhomave të Specializuara.

“Mendoj se është jashtëzakonisht zhgënjyese. Mendoj se kjo pasqyron dhe ngre pyetje shtesë për kompetencën e këtyre Dhomave të Specializuara, të cilat kanë marrë kaq shumë kohë dhe i kanë mbajtur këta individë për një periudhë kaq të gjatë, dhe fakti që e shtyjnë këtë vendim mendoj se reflekton shumë keq mbi Dhomat e Specializuara”, tha Joseph për KosovaPress.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Vendimi i së mërkurës përbën herën e dytë që Gjykata Speciale shtynë afatin për shpalljen e aktgjykimit në lidhje me katërshen e UÇK-së.

Fjala përfundimtare e Gjykatës pritej në maj, por ajo u shty, herën e parë, për më së voni deri më 20 korrik. Të mërkurën, më 1 korrik, ndodhi edhe shtyrja e dytë, për 16 shtator.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026