Shtyhet seanca për Beqajn dhe dy bashkëpunëtorët e tij, kjo është arsyeja
Lexohet për: 2 min.
policia shqiperi
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12:30 dhënia e masës së sigurisë për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij, që u arrestuan ditën e djeshme.

Ky vendim u mor pas kërkesës së avokatëve, të cilët kërkuan më shumë kohë për tu njohur me aktet e dosjes.

Beqaj akuzohet edhe për korrupsion, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e një restoranti në Tiranë dhe të një automjeti.

Drejt burgut ish ministrin Ilir Beqaj e çoi një procedim penal i nisur 6 shtatorin e vitit të kaluar, regjistruar në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes restorantit në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij./vizionplus.tv

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024