Shtyhet rikthimi i Osimhen te Napoli, shkak humbja e fluturimit
Lexohet për: 2 min.
1-Osimhen
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Victor Osimhen nuk është rikthyer ende te Napoli pas Kupës së Kombeve të Afrikës, kështu rikthimi i tij është shtyrë pasi që ai e humbi fluturimin e tij.

Osimhen ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit të Napolit në Serie A dhe në Superkupën e Italisë për shkak të AFCON, me kombëtaren e tij, Nigerinë që shkoi deri në finale të turneut, të cilën më pas e humbëm më 11 shkurt me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Osimhen vazhdon të jetë ndër figurat kyçe te Napoli këtë sezon, pavarësisht problemeve të ndryshme të skuadrës, por pritet që të shitet gjatë merkatos verore. Së fundmi, ai iu tha mediave se ka veçse ka vendosur për hapin e tij të radhës në karrierë.

Siç bëhet e ditur nga “Il Mattino” për mes “TMW”, Osimhen pritej që të arrinte në Napoli mëngjesin e sotëm, por ai nuk zbriti në aeroport. Nuk ishte faji i tij, megjithatë, nuk është faji i sulmuesit, pasi ai fluturoi nga Nigeria në një kryeqytet evropian përpara se të nisej për në Campania, dhe një vonesë e bëri atë të humbasë fluturimin lidhës.

Ai pritet të arrijë në Napoli gjatë orëve në vazhdim, por nuk do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, dhe mbetet në dyshim serioz për tu paraqitur në ndeshjen e së shtunës kundër Genoas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024