Shtyhet për pasdite seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit
Lexohet për: 1 min.
rasti per O.Ivanoviqin
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shqyrtimi gjyqësor për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq është shtyrë për sot pasdite, në ora 13:00.

Arsyet e shtyrjes së seancës gjyqësore i bëri të ditura kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj.

“Arsyeja e vonesës së nisjes së seancës ishte se transporti nuk ka mundur t’i sjellë të paraburgosurit më herët”, ka thënë ai.

Po ashtu u bë e ditur se dëshmitari që do të paraqitet për të dëshmuar është rrugës nga Mitrovica drejt Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025