Shtyhet gjykimi i ministres Hajdari, mbrojtja kërkon që ekspertët të dëshmojnë për aksidentin
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë, është shtyrë për datën 11 tetor.

Pas përfundimit të kësaj seance në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e pandehura ministrja Hajdari tha për KosovaPress se nuk ka ndonjë vendim nga seanca e sotme gjyqësore.

Ndërkaq, avokati i ministres, Shemdi Bunjaku tha se në seancë deklaruan për supërekspetizen, me ç’rast shtoi se i propozuan Gjykatës që për këtë të jenë të pranishëm edhe një grup i ekspertëve.

Bunjaku theksoi se seanca e sotme u ndërpre dhe është caktuar për ditën e mërkurë në orën 13:15.

Ai ka arsyetuar kërkesën për mbajtjen e seancës pa praninë e mediave, ku kundër kësaj kërkese ishte avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti.

Bunjaku tha se kjo është bërë për të respektuar Ligji për mbrojtjen e fëmijëve.

Sa i përket superekspertizës, Bunjaku tha se në momentin e aksidentit, Hajdari ka qenë duke e respektuar ligjin e komunikacionit.

Sa i përket mbylljes së seancës për medie, nuk u pajtua avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti.

Sipas tij, ky vendim erdhi pasi e pandehura kishte për të deklaruar lidhur me rastin.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Më 10 prill të vitit 2022 një aksident kishte ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ishte aksidentuar një fëmijë, në këtë aksident ishte e përfshirë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Hajdari. Aksidentin në fjalë e kishte konfirmuar edhe policia./E. Krasniqi/

https://kosovapress.com/admin/mbyllet-per-medie-seanca-ku-po-gjykohet-ministrja-hajdari/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024