Shtrenjtohet serish ari
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Shtrenjtohet serish ari
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Çmimet e arit u rritën sërish sot, duke arritur në 2.700 dollarë, duke e mbyllur javën me fitimin më të madh në më shumë se një vit falë kërkesës së fortë të investitorëve për asete të sigurta, mes tensioneve të rritura midis Rusisë dhe Perëndimit.

Në tregun fizik, një ons ari qëndroi në 2.703 dollarë pas mesditës dhe ishte 1.3 për qind më i shtrenjtë se në mbylljen e tregtisë dje, duke arritur nivelin më të lartë në pak më shumë se dy javë. Në tregun amerikan, ari në kontratat e së ardhmes u tregtua me një çmim 1.1 për qind më të lartë, në 2.705 dollarë.

Qe nga fillimi i javës, çmimi i tij është rritur me më shumë se pesë për qind, më i forti që nga tetori i vitit të kaluar.

Ari po rritet pavarësisht se dollari amerikan ka arritur nivelin më të lartë në pak më shumë se një vit. Metali i çmuar është zakonisht më pak i shtrenjtë me një dollar më të dobët për blerësit me monedha të tjera dhe aktualisht "shkëlqimi" i tij nuk mund të rivalizohet as nga afrimi i bitcoin në nivelin 100,000 dollarë.

Ndërsa, argjendi u rrit sot 1.8 për qind, në 31.34 dollarë për ons. Platini u ul 0.1 për qind, në 960,16 dollarë dhe paladiumi 0.6 për qind, në 1023,55 dollarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024