Kosova nuk ka në dispozicion asnjë helikopter në rast të ndonjë krize. Të tillë nuk posedon shteti në fushën e mbrojtjes, të sigurisë e as shëndetësisë. Si pasojë e kësaj, vlerësohet se shumica e shërbimeve janë të nivelit më të dobët dhe se nuk përmbushen nevojat e institucioneve.
Opozita thotë se sfidë është kosto që përfshin përgatitjen e pilotëve, mirëmbajtësve dhe njësive të tjera. Ndërkaq, me këtë nuk pajtohen nga pushteti, meqë thonë se një gjë e tillë është e thjeshtë. Po ashtu, zotohen se qeveria shpejt do të shohë se në cilat fusha ka nevojë për blerjen e helikopterëve.
Ish-ministri i Mbrojtjes thekson se mbetet sfidë çështja e përgatitjes së kuadrove, blerjes së helikopterëve dhe mirëmbajtja e tyre.
Ndërkaq, deputeti i shumicës, Mefail Bajqinovci thekson se trajnimi i personelit që duhet të angazhohet në këtë fushë është i thjeshtë.
Megjithatë, për këtë nuk kthyen përgjigje nga Qeveria e Kosovës.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni deklaron se si pasojë e mungesës së helikopterëve shumica e shërbimeve janë të nivelit më të dobët.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kosova nuk ka kompetencë dhe nuk është përgjegjëse për hapësirën e saj ajrore. Në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjen teknike ushtarake të vitit 1999, por edhe ligjeve aktuale, misioni i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës./Sh.Pajaziti