Shtëpia e Latif Berishës në veriun e Mitrovicës destinohet për muze, Kurti: Nderim jetës dhe veprës së tij
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shtëpia e Latif Berishës në veriun e Mitrovicës destinohet për muze, Kurti: Nderim jetës dhe veprës së tij
kurti profesori1234
24/03/2026 - 15:17
Linku u kopjua


Shtëpia e Latif Berishës në veriun e Mitrovicës destinohet për muze. Kryeministri Albin Kurti tha se kjo bëhet në nderim të jetës, veprës dhe qëndresës së tij.

“Sot, 27 vite më parë, në oborrin e shtëpisë së tij në veriun e Mitrovicës, u vra nga policia serbe profesori, poeti dhe veprimtari i shquar Latif Berisha.

Sot, 27 vite më vonë, shtëpia e tij në veriun e Mitrovicës destinohet për muze, në nderim të jetës, veprës dhe qëndresës së tij, si dhe të gjithë qytetarëve të kësaj zone, të cilët edhe vite pas luftës u vranë në shtëpitë dhe vendet e tyre.

Profesor Latif Berisha ishte një figurë e rëndësishme e arsimit, kulturës dhe rezistencës kombëtare, i cili me punën dhe veprën e tij la gjurmë të pashlyeshme në jetën intelektuale shqiptare. Për dekada me radhë i shërbeu arsimit dhe letërsisë shqipe si profesor universitar, studiues dhe autor tekstesh shkollore, duke edukuar breza të tërë dhe duke kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtar në kohë të vështira. Edhe pas largimit të dhunshëm nga puna në vitet ’90, ai vazhdoi të mbetet në shërbim të arsimit dhe çështjes kombëtare. Po ashtu, profesor Latif Berisha ishte edhe kryetar i degës së LDK-së në Mitrovicë.

Lexo po ashtu
Parashikimi i motit
Lavdi jetës dhe veprës së profesor Latif Berishës! Lavdi të gjithë qytetarëve të vrarë në këtë pjesë të vendit, të cilët nuk arritën kurrë ta jetonin lirinë!”, u shpreh kryeministri Kurti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026