Shri Lanka është goditur nga trazira të mëdha sociale dhe disa ekonomistë besojnë se ky vend është “dominoja” e parë që bie përpara krizës globale të borxhit.
Kryeministrja Mahinda Rajapaksa ka dhënë dorëheqjen për shkak të protestave që po vazhdojnë prej disa javësh. Instituti i falimentimit në Sri Lanka nuk ekziston zyrtarisht, por nëse do të ekzistonte, siç shkruan Guardian, është e sigurt që do ta përdorte.
FMN-ja, si dhe Banka Botërore (BB), e dinë se problemet ekonomike në Shri Lanka nuk janë shkaktuar vetëm nga qeverisja e dobët. Ky vend në Azinë Jugore është vetëm një nga ata të kërcënuar nga katastrofa ekonomike.
Ka një numër të madh vendesh të varfra dhe disi më të pasura që përballen me tre probleme të mëdha - pandemia e koronavirusit, rritja e borxhit dhe rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
“Jam thellësisht i shqetësuar për vendet në zhvillim. Ato ndikohen nga rritja e çmimeve të energjisë, plehrave dhe ushqimeve dhe ka një probabilitet të lartë për rritjen e normave të interesit. E gjithë kjo i prek ata fuqishëm”, vuri në dukje ai.
Organizata e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD) tha në një raport të fundit se 107 vende u goditën nga një nga tri goditjet - rritja e çmimeve të ushqimeve, rritja e çmimeve të energjisë ose përkeqësimi i rrethanave financiare. Të tri problemet janë të pranishme në 69 vende, nga të cilat 25 janë në Afrikë, 25 në Azi dhe Paqësor dhe 19 në Amerikën Latine dhe Paqësor.
Argjentina kohët e fundit nënshkroi një paketë ndihme prej 45 miliardë dollarësh me FMN-në. Salvadori dhe Peru janë gjithashtu në rrezik.
Disa besojnë se Turqia mund të jetë “dominoja” e radhës që do të bjerë, për shkak të inflacionit 70 për qind dhe qeverisjes së pazakontë ekonomike. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur ende. Ndryshe nga disa vende të tjera, Turqia mund të ushqejë popullsinë e saj.
“Pandemia dhe lufta (në Ukrainë, v.j.) nuk kanë të bëjnë me këto vende, por kanë një ndikim të madh”, shton ai.
Banka Botërore tha se 60 për qind e vendeve të varfra ishin në rrezik financiar edhe para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ky rrezik është në rritje, veçanërisht në vendet që kanë borxh në valutë. Investitorët janë kryesisht duke kërkuar për dollarin amerikan gjatë luftës në Ukrainë, gjë që ul vlerën e monedhave në tregjet e vendeve në zhvillim. Problemi përkeqësohet edhe më shumë nga fakti se normat e interesit janë rritur në Shtetet e Bashkuara.