Shqiptari tenton të hapë derën e avionit, panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shqiptari tenton të hapë derën e avionit, panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë
f33g
03/05/2025 - 16:24
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë, e cila u parandalua në kohë, ka ndodhur gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë.

Një shqiptar i Kosovës që do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit, raporton tch, përcjell KosovaPress.

Pas kësaj kanë qenë udhëtarët që kanë reaguar menjëherë duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin.

Disa persona janë hedhur mbi të riun, ndërsa më pas dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë.

Ndërhyrja e policisë ka qenë ajo e cila ka neutralizuar përfundimisht situatën. Shqiptari nga ana tjetër ka ofenduar dhe folur me tone të ashpra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026