Qytetarët në Prishtinë befasojnë me përgjigjen që kanë dhënë rreth sendeve që kanë blerë nga kursimet. Në Ditën Ndërkombëtare të Kursimeve, ata thonë se duke kursyer kanë ndërtuar shtëpi, por edhe kanë blerë vetura për vete e për familjen.
Edhe pse qytetarët e Kosovës konsiderohen që kursejnë pak, ndoshta edhe për shkak të standardit të jetesës, ka qytetarë që i thanë KosovaPress-it, se më shumë fiton ai që kursen, se sa ai që punon.
Gani Godeni për KosovaPress, tha se i duhet të kursej për të dal diku apoi edhe për të blerë diçka. Kjo pasi nuk ka të ardhura më të mëdha.
Sipas tij, prej kursimeve ka blerë edhe veturë.
“Jam shumë pak kursimtar. Kam blerë nga kursimet, jam shumë shfrytëzues i lekut. Kam blerë edhe sende të mëdha e të vogla, por mirë është puna”, shtoi Maksi.
Ndërsa, një qytetarë tjetër tha se prej kursimeve ka ndërtuar shtëpinë dy katëshe dhe ka blerë një veturë. Sipas tij, më shumë fiton ai që kursen, sesa ai që punon.
Kjo ditë, e cila shënohet me 31 tetor, kërkon të promovojë virtytin e shpenzimeve të mençura, si dhe kursimin e parave në banka, në vend të mbajtjes së tyre në shtëpi dhe jashtë ekonomisë, sipas Bankës Botërore të Kursimeve dhe Institutit të Bankave me Pakicë.
Kursimi është jetik për të pasur një mirëqenie të qëndrueshme dhe ky zakon duhet të çimentohet që në moshë të hershme për të ndihmuar burrat dhe gratë të parandalojnë vështirësitë ekonomike dhe të ndërtojnë të ardhme të ndritshme për veten dhe familjet e tyre.
Profesori italian Filippo Ravizza e shpalli këtë ditë "Ditën Ndërkombëtare të Kursimeve" në ditën e fundit të kongresit.
Ka pasur shembuj të tjerë në histori të ditëve të dedikuara për të kursyer para për një standard më të lartë jetese dhe një ekonomi më të qëndrueshme.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Dita Botërore e Kursimeve vazhdoi dhe arriti kulmin e popullaritetit midis viteve 1955-1970./A.Shala/