Shqipëria mposht Gjeorgjinë në Kampionatin Evropian të basketbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shqipëria mposht Gjeorgjinë në Kampionatin Evropian të basketbollit
New Project - 2026-06-25T192559.612
25/06/2026 - 19:22
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për femra ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjeorgjisë me rezultat 98:78, në kuadër të Kampionatit Evropian të Shteteve të Vogla (FIBA 2026) që po mbahet në Pejë.

Në sfidën e zhvilluar në palestrën "Karagaç", vashat kuqezi bënë diferencën në çerekun e dytë (27:15) dhe në atë të fundit (34:19), duke shpërthyer në sulm dhe duke mos i dhënë asnjë shans rivaleve gjeorgjiane.

Kjo fitore e rrit motivin e skuadrës në turneun që po zhvillohet nga 23 deri më 28 qershor, ku Shqipëria synon rrugëtimin drejt zonës së medaljeve.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026