Shqipëria mirëpriti për herë të parë “Nastro Rosa Tour”
Lexohet për: 1 min.
peleshii
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti në Durrës “Nastro Rosa Tour”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili publikoi foto nga kjo garë, u shpreh se, kjo është një përvojë unike e Xhiros së Italisë me varka me vela.

“Qeveria shqiptare urë lidhëse e ngjarjeve të tilla që nxisin miqësinë, bashkëpunimin ndërkombëtar, turizmin, si dhe përforcojnë sigurinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Peleshi në Facebook.

Ky event u organizua nga Bashkia Durrës, në bashkëpunim me Marinën italiane dhe Autoritetin Portual Durrës.

Ky aktivitet sportiv, i organizuar nën përkujdesjen e Kryeministrit Edi Rama, i bashkëngjitet një serie veprimtarish për promovimin e turizmit dhe bukurive të qytetit dhe vendit tonë.

Gara ka nisur në Xhenova të Italisë dhe varkat me vela pjesëmarrëse, me ekuipazhe nga Marina italiane dhe Guardia di Finanza, ndalojnë në 10 qytete, 9 italiane, dhe për herë të parë në Durrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025