Shqipëria lajm kryesor në 2 ndër gazetat më të mëdha të Gjermanisë
Lexohet për: 1 min.
318366507_695072005321797_9085498910997378644_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt dje në Tiranë ka pasur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama publikoi sot faqet e para të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë, “Frankfurter Allgemeine” dhe “Süddeutsche Zeitung”.

“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë”, theksoi Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025