Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar, stërvitje e përbashkët në fushën e mbrojtjes
Lexohet për: 1 min.
2-26
2 vite më parë
Linku u kopjua

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë një kulturë të fortë bashkëpunimi dhe partneriteti në fushën e mbrojtjes.

Këtë vit, gjatë një periudhe 1-mujore, regjimenti shqiptar i operacioneve speciale dhe trupat e Brigadës së Operacioneve Speciale, të Mbretërisë së Bashkuar u stërvitën së bashku gjatë stërvitjes së pestë “Strong Eagle”.

Qëllimi i stërvitjes ishte që pjesëtarët e regjimenteve të mësonin nga njëri-tjetri, të forconin marrëdhëniet ekzistuese profesionale dhe personale dhe të punonin drejt zhvillimit të aftësive të Forcave Speciale shqiptare.

Përmes një njoftimi për shtyp të ambasadës britanike bëhet e ditur se kjo marrëdhënie mes dy njësive ka qenë e vazhdueshme për tre vitet e fundit dhe ka shënuar shumë suksese.

Së fundmi, falë trajnimi të përbashkët, një ekip nga regjimenti i operacioneve speciale shqiptare fitoi një medalje argjendi shumë të merituar në konkursin vjetor “Cambrian Patrol” në Uells./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025