Nëntë qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.
Në 24 orët e fundit janë kryer 242 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 5 qytetarë në Tiranë dhe 4 në Lushnje.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328.124 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin antiCOVID dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Ndryshe, Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 331.928 raste pozitive, prej tyre 328.124 janë shëruar, 211 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.593 pacientë./tch